Skip to content

Terapistët tanë në Prizren

Ekipi ynë

Terapistët tanë

Stafi i klinikës “Empatia” përbëhët nga një ekip profesionistësh të cilët janë të kualifikuar dhe të motivuar për të ju ofruar klientëve shërbime sa më cilësore dhe profesionale.

Tiba Bajmaku (1)-min

Phd. Cand. Tiba Bajmaku

Psikologe

Tiba Bajmaku ka vijuar studimet bachelor në Departamentin e Psikologjisë, ndërsa ato master në fushën e Psikologjisë Klinike në Universitetin e Tiranës dhe në fushën e Psikologjisë Shkollore dhe Këshillim në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.

MSc. Erolina Morina

Psikologe klinike

Erolina Morina ka përfunduar studimet bazike në fushën e Psikologjisë si dhe studimet Master për Psikologji Klinike pranë Albanian University në Tiranë. Është e licensuar si Psikologe klinike nga Ministria e Shëndetësisë dhe nga Ministria për Punë dhe Mirëqenie Sociale për shërbime sociale dhe familjare

Sara Cabrati-min

BSc. Sara Çabrati

Logopede

Sara Çabrati ka përfunduar studimet Bachelor në Shkenca Shëndetësore Terapeutike Logopedi.
E licensuar edhe nga Ministria e Shëndetësisë për ofrimin e shërbimeve terapeutike për gjuhë dhe të folur. 

Sibel Vezaj

Phd. Cand. Sibel Vezaj Pirana

Psikologe klinike

Sibel Vezaj Pirana ka përfunduar studimet bazike në fushën e Psikologjisë në Ankara University në Turqi, ndërkaq studimet master në universitetin e Prishtinës në drejtimin “Psikologji shkollore dhe këshillim”, ndërkaq vazhdon studimet e Doktoratës në Uludağ University në Turqi.

Agnesa Krasniqi

BSc. Agnesa Krasniqi

Logopede

Agnesa Krasniqi është logopede e licencuar e cila ka përfunduar studimet Bachelor në Shkenca Shëndetësore Terapeutike – Logopedi. Agnesa gjithashtu ka përfunduar studimet bachelor për psikologji në Universitetin e Prishtinës.

Kaltrina Skoro

MSc. Kaltrina Skoro Murtezaj

Psikologe klinike

Kaltrina Skoro Murtezaj ka përfunduar studimet themelore në fushën e Psikologjisë në Universitetin Shtetëror të Tetovës, si dhe studimet Master në drejtimet ‘’Psikologji shkollore’’ dhe ‘’Psikologji klinike’’në po të njejtin universitet

Arta Musliu

MSc. Arta Musliu

Psikologe klinike

Arta Musliu ka përfunduar studimet themelore në fushën e Psikologjisë në Universitetin Shtetëror të Tetovës, si dhe studimet Master në drejtimin “Psikologji Shkollore’’ në të njëjtin universitet

Foto Armend Memqaj

MA. Armend Memqaj

Psikolog klinik

Armend Memqaj ka të përfunduar studimet bachelor në Psikologji, ndërsa ato master në Psikologji Shkollore dhe Këshillim. Tani është në studimet master, në Psikologji Klinike.

Arba Haliti

BSc. Arba Haliti

Psikologe klinike

Arba Haliti studimet bazike i ka përfunduar në fushën “Zhvillimi i fëmijëve”, në kuadër të Fakultetit të Shëndetësisë, në Universitetin e Ankarasë, Turqi. 

Teuta

MSc. Teuta Cacaj-Sadiku

Psikologe

Teuta Cacaj-Sadiku ka përfunduar studimet themelore dhe master në degën Psikologji Shkollore dhe Këshilluese, në Universitetin e Prishtinës. Teuta në vitin 2019, ka fituar përvojë profesionale në Qendrën e Burimeve për Mësim dhe Këshillim, “Nënë Tereza” në Prizren dhe gjatë vitit 2022-23 ishte pjesë e qendrës së shëndetit mendor “Alba Mental”

Elmedina Fetollari

BSc.Elmedina Fetollari

Logopede

Elmedina Fetollari ka përfunduar studimet Bachelor në Shkenca Shëndetësore Terapeutike në degën e Logopedisë. Është në prag të licencimit nga Ministria e Shëndetësisë për ofrimin e shërbimeve terapeutike për gjuhë dhe të folur, ndërsa gjatë kësaj periudhe është angazhuar me praktikë profesionale në QKUK dhe në Spitalin Rajonal të Prizrenit

Andrra Gjinali

BSc.Andrra Gjinali

Logopede

Andrra Gjinali ka përfunduar studimet Bachelor në Shkenca Shëndetësore Terapeutike, Logopedi. Gjatë kohës së studimeve dhe pas diplomimit, Andrra ka qenë aktive edhe si vullnetare. Ajo punoi në kabinetin e parë logopedik në një shkollë fillore në Prishtinë, duke ndihmuar fëmijët me çrregullime gjuhësore

BA. Grenita Grazhda

Psikologe klinike

Grenita Grazhda studimet bazike i ka përfunduar në Psikologji në Kolegjin “AAB”, Prishtinë. Aktualisht është në prag të diplomimit në Master të Shëndetit Mendor në Kolegjin “AAB”, Prishtinë

MA. Arta Oseku Osmani

Psikologe

Arta Oseku Osmani ka përfunduar studimet themelore në fushën e Psikologjisë duke vazhduar më pas në studimet Mastër në drejtimin Psikologji Organizative dhe Sociale në Kolegjin “AAB”. Nga viti 2010 deri në vitin 2021 ka punuar në Qendrën për Strehimin e Grave dhe Femijëve në Prizren

Merrni një konsultë

telefononi: +383 49 132 415 -Prishtinë ose
+383 45 132 415- Prizren

FAQ

Pyetje të Shpeshta

Psikoterapia është trajtimi i shëndetit mendor që realizohet përmes bashkëbisedës me një profesionist dhe ka për synim që të vetëdijësojë personin në lidhje me ndjenjat e tij, mënyrën e të menduarit dhe sjelljen gjithashtu ndihmon klinetin që të përmirësojë raportet interpersonale, intrapersonale, të zhvillojë shkathtësitë e zgjedhjes së problemeve dhe në këtë mënyrë të përmirësojë kualitetin e jetës.

Logopedi ka për qëllim të identifikojë, diagnostikojë dhe trajtojë të gjitha çrregullimët e gjuhës të folurit, komunikimit, zërit, gëlltitjes si dhe të shkrimit dhe leximit. Logopedi ofron mbështetje terapeutike përmes seancave individuale dhe grupore

Seanca parashihet të zgjat deri 45 minuta. Çmimi varet nga lloji dhe kohëzgjatja e shërbimit. Për të kuptuar për cmimin ju duhet të telefononi në 049132415.

Terminin në klinikën Empatia mund ta caktoni nëpërmjet numrit të telefonit 049132415 në Prishtinë ose 045132415 në Prizren.

Teodor Muzaka, Mati 1, Blloku C, Hyrja B, Nr. 04 (2,23 km) 10000 Prishtinë, Kosovë 

William Walker, Hyrja 3, Nr. 02, 20000 Prizren, Kosovë