Skip to content
Slide 1

Klinika e shërbimeve
Psikologjike & Logopedike
"Empatia"

Klinika “Empatia” është institucion multidisciplinar i licencuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe i përbërë nga një ekip i ekspertëve të fushave të ndryshme të shëndetit, që ofrojnë shërbime të testimit, vlerësimit, psikoterapisë (individuale, familjare dhe grupore), këshillimit, psikoedukimit, terapisë së gjuhës dhe të folurit, si dhe intervenimeve në komunitet.

Rreth Nesh

Kush jemi ne?

Klinika “Empatia” është institucion shëndetësor i themeluar në vitin 2019 nga Dr. Fitim Uka. Misioni i klinikës është vendosja e standardeve të arta profesionale në intervenimin multidisciplinar. Fillimisht klinika ka filluar punën me një staf më të vogël mirëpo shumë shpejt familjes së Empatisë i’u bashkuan profesionistë dhe ekspertë të fushave të ndryshme shëndetësore.

1

Ekipi ynë

Terapistët tanë

Stafi i klinikës “Empatia” përbëhët nga një ekip profesionistësh të cilët janë të kualifikuar dhe të motivuar për të ju ofruar klientëve shërbime sa më cilësore dhe profesionale.

Dr. Fitim Uka

Psikolog klinik

Themelues dhe psikolog klinik në Klinikën “Empatia”. Fitim Uka është doktor shkence i psikologjisë në Universitetin e Freiburgut dhe postdoktorant i Universitetit të Illinois në Chicago të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ma. Adela Bajrami

Psikologe/ terapiste e sjelljes

Adela Bajrami ka përfunduar studimet Bachelor në vitin 2018 në fushën e Psikologjisë. Ndërsa studimet Master i ka përfunduar në vitin 2021 në Psikologji Shkollore dhe Këshillim në Universitetin e Prishtinës. 

albina-statovci

Albina Statovci

Logopede

Albina Statovci ka  përfunduar studimet Bachelor në Shkenca Shëndetësore Terapeutike, me specializim në Logopedi.

Albina është zv. udhëheqëse në klinikën “Empatia” dhe gjithashtu ofron shërbime të gjuhës dhe të folurit.

Partnerët tanë

Partnerët tanë

Me qëllim që të ofrojmë shërbime kualitative, klinika “Empatia” bashkëpunon me institucione të ndryshme edukative dhe shëndetësore brenda dhe jashtë shtetit.

Kontakt

Klinika Empatia

Komente

Rated 5 out of 5
Përvoja ime ka qenë ndriçuse në aspektin emocional dhe mental. Kjo për arsye të shkathtësisë së terapistit për të rezonuar me mendimet dhe ndjenjat e mija.
J. D
Prishtine
Need Help? Chat with us
Klinika Empatia
Për përgjigjje të shpejtë
Përshëndetje i/e nderuar, Nëse dëshironi të caktoni termin ju mund të kontaktoni direk duke shtypur butonin më poshtë