Skip to content

Rreth Nesh

Rreth Klinikës

Historia jonë

Shërbimet në kuadër të klinikës “Empatia” i ofrojnë mbi 20 psikologë, psikiatër, logopedë dhe profesionistë të tjerë të shëndetit, që kanë një karrierë të dëshmuar apo të ardhme premtuese. Qasjet e reja terapeutike të përcjella edhe me hulumtimin e aplikuar në terapi janë model unik i intervenimit. Trajnimi i vazhdueshëm profesional për rritjen dhe zhvillimin e stafit dhe shkëmbimi i përvojave janë një tjetër vlerë e shtuar, që kulmojnë me supervizionin profesional të ekspertëve vendor dhe ndërkombëtar. Në një ambient të dizajnuar me kujdes, që përcjell ngrohtësi, garanton konfidencialitet të plotë dhe mundëson zhvillimin e empatisë, ofron të gjitha shërbimet.

Play Video

Klinika “Empatia” është institucion shëndetësor i themeluar në vitin 2019 nga Dr. Fitim Uka. Misioni i klinikës është vendosja e standardeve të arta profesionale në intervenimin multidisciplinar. Fillimisht klinika ka filluar punën me një staf të vogël mirëpo shumë shpejt familjes së Empatisë i’u bashkuan profesiontë dhe ekspertë të fushave të ndryshme shëndetësore. Shërbimet në kuadër të klinikës “Empatia” i ofrojnë mbi 20 psikologë, psikiatër, logopedë dhe profesionistë të tjerë të shëndetit, që kanë një karrierë të dëshmuar apo të ardhme premtuese.

 Qasjet e reja terapeutike të përcjella edhe me hulumtimin e aplikuar në terapi janë model unik i intervenimit. Trajnimi i vazhdueshëm profesional për rritjen dhe zhvillimin e stafit dhe shkëmbimi i përvojave janë një tjetër vlerë e shtuar, që kulmojnë me supervizionin profesional të ekspertëve vendor dhe ndërkombëtar. Në një ambient të dizajnuar me kujdes, që përcjell ngrohtësi, garanton konfidencialitet të plotë dhe mundëson zhvillimin e empatisë, ofron të gjitha shërbimet.

Ekipi ynë

Terapistët tanë

Stafi i klinikës “Empatia” përbëhët nga një ekip profesionistësh të cilët janë të kualifikuar dhe të motivuar për të ju ofruar klientëve shërbime sa më cilësore dhe profesionale.

Dr. Fitim Uka

Psikolog klinik

Themelues dhe psikolog klinik në Klinikën “Empatia”. Fitim Uka është doktor shkence i psikologjisë në Universitetin e Freiburgut dhe postdoktorant i Universitetit të Illinois në Chicago të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

BSc. Fjolla Rexha

Logopede

Fjolla Rexha ka përfunduar studimet Becholor në shkenca Shëdetësore Terpaeutike me Specializim Logopedi. Në mënyrë që ti ofroj mbështetje ushtrimit të rolit të Logopedës ajo ka zgjedhur që për nivelin e studimeve master të vazhdojë psikologjinë organizative dhe sociale.

MSc. Arlinda Gashi

Neuropsikologe

Arlinda Gashi ka vijuar studimet bachelor në Departamentin e Psikologjisë, ndërsa ato master në fushën e neuropsikologjisë kognitive në Universitetin e Oldenburg-ut në Gjermani.

Arlinda është zv. Udhëheqëse e Klinikës “Empatia” dhe përveç hulumtimit shkencor ajo është e angazhuar edhe si psikologe.

Albina Statovci

Logopede

Albina Statovci ka  përfunduar studimet Bachelor në Shkenca Shëndetësore Terapeutike, me specializim në Logopedi.

Albina është koordinatore në klinikën “Empatia” dhe gjithashtu ofron shërbime terapeutike për gjuhë dhe të folur.

Vanesa Sopjani

Psikologe

Vanesa Sopjani ka përfunduar studimet bachelor në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, në Departamentin e Psikologjisë.

Aktualisht ajo është e angazhuar si udhëheqëse administrative dhe asistente e procesit të vlerësimit.

Ma. Adela Bajrami

Psikologe/ terapiste e sjelljes

Adela Bajrami ka përfunduar studimet Bachelor në vitin 2018 në fushën e Psikologjisë. Ndërsa studimet Master i ka përfunduar në vitin 2021 në Psikologji Shkollore dhe Këshillim në Universitetin e Prishtinës. 

Drin Shehu

Logoped

Drin Shehu ka përfunduar studimet Bachelor në Shkenca Shëndetësore Terapeutike, me specializim në Logopedi. Ai është i licensuar edhe nga Ministria e Shëndetësisë për ofrimin e shërbimeve terapeutike për gjuhë dhe të folur.

Erëza Vitija

Logopede

Erëza Vitija ka përfunduar studimet bazike në Shkenca Shëndetësore Terapeutike, me specializim në Logopedi.

Aktualisht Erëza ofron shërbime të gjuhës dhe të folurit në klinikën “Empatia”. 

Dr. Arvesa Studenica

Psikologe Klinike

Arvesa Studenica ka përfunduar studimet bazike në fushën e Psikologjisë dhe ato të doktoratës në Psikologji Kognitive në Universitetin e Sheffield-it.
Në klinikën “Empatia”, krahas punës kërkimore, Arvesa ofron shërbime të psikoterapisë për adoleshentë dhe të rritur.

Toska Vuniqi

Logopede

 Toska Vuniqi ka përfunduar studimet Bachelor në Shkenca Shëndetësore Terapeutike- Logopedi. Gjatë studimeve ajo ka marrë pjesë në konferenca dhe trajnime të ndryshme.                           
Në Klinikën “Empatia”, Toska ofron terapi të gjuhës dhe të folurit.

DSCF5446-PhotoRoom.png-PhotoRoom

Ma. Lira Baliu

Terapiste e sjelljes

Lira Baliu ka përfunduar studimet Bachelor në fushën e psikologjisë në Universitetin e Prishtinës, si dhe studimet Master në drejtimin “Psikologji Organizative dhe Sociale” në kolegjin AAB në Prishtinë.

Në klinikën Empatia Lira ofron terapi të sjelljes.

burimi

Ma. Burim Behluli

Psikolog klinik

Burim Behluli ka përfunduar shkollimin në Universitetin e Prishtinës për Psikologji dhe ka vazhduar studimet Master për Psikologji Klinike. Që nga viti 2005 angazhohet si këshillues dhe Psikolog. Është i licencuar për ofrimin e shërbimeve sociale dhe familjare dhe për ofrimin e shërbimeve rreth Vetë-kujdesit Psikologjik dhe Mjekësisë Mendje – Trup nga Center for Mind-Body Medicine, Washington D.C.

florenti

Florent Osmani

Psikolog klinik

Florent Osmani ka përfunduar studimet në nivelin bazike në fushën e Psikologjisë në universitetin e Prishtinës si dhe ato të nivelit Master poashtu në Universitetin e Prishtinës në drejtimin “Psikologji shkollore dhe këshillim”.
Përgjatë karrierës profesionale angazhimi i tij ka qenë i fokusuar në fusha të ndërlidhura me hulumtimin, psiko-terapinë , dhe këshillimin psikologjik.

Merrni një konsultë

ose telefononi: +383 49 132 415

FAQ

Pyetje të Shpeshta

Psikoterapia është trajtimi i shëndetit mendor që realizohet përmes bashkëbisedës me një profesionist dhe ka për synim që të vetëdijësojë personin në lidhje me ndjenjat e tij, mënyrën e të menduarit dhe sjelljen gjithashtu ndihmon klinetin që të përmirësojë raportet interpersonale, intrapersonale, të zhvillojë shkathtësitë e zgjedhjes së problemeve dhe në këtë mënyrë të përmirësojë kualitetin e jetës.

Logopedi ka për qëllim të identifikojë, diagnostikojë dhe trajtojë të gjitha çrregullimët e gjuhës të folurit, komunikimit, zërit, gëlltitjes si dhe të shkrimit dhe leximit. Logopedi ofron mbështetje terapeutike përmes seancave individuale dhe grupore

Seanca parashihet të zgjat deri 45 minuta. Çmimi varet nga lloji dhe kohëzgjatja e shërbimit. Për të kuptuar për cmimin ju duhet të telefononi në 049132415.

Terminin në klinikën Empatia mund ta caktoni nëpërmjet numrit të telefonit 049132415.

Teodor Muzaka, Mati 1, Blloku C, Hyrja B, Nr. 04 (2,23 km) 10000 Pristina, Kosovo