Skip to content

Shërbimet

Misioni yne

Ne jemi këtu për të ndihmuar

Misioni i klinikës “Empatia” është ofrimi i shërbimeve me standarte të larta profesionale në intervenim multidisciplinar. Cilësia e tillë më së miri arrihet përmes integrimit të metodave dhe qasjeve shkencore të bazuara në evidencë.

EMPATIA (102)-min
Klinika "Empatia"

Shërbimet tona

Shërbimet në kuadër të klinikës “Empatia” i ofrojnë mbi 20 psikologë, psikiatër, logopedë dhe profesionistë të tjerë të shëndetit, që kanë një karrierë të dëshmuar apo të ardhme premtuese. Qasjet e reja terapeutike të përcjella edhe me hulumtimin e aplikuar në terapi janë model unik i intervenimit. Trajnimi i vazhdueshëm profesional për rritjen dhe zhvillimin e stafit dhe shkëmbimi i përvojave janë një tjetër vlerë e shtuar, që kulmojnë me supervizionin profesional të ekspertëve vendor dhe ndërkombëtar. Në një ambient të dizajnuar me kujdes, që përcjell ngrohtësi, garanton konfidencialitet të plotë dhe mundëson zhvillimin e empatisë, ofron të gjitha shërbimet.

 
 

Testimi

është një proces formal që siguron informata të vlefshme përmes matjes e karakteristikave dhe aftësive, shkathtësive te një individ. Procesi i testimit realizohet nga profesiontë të trajnuar/kualifikuar dhe nëpërmjet testeve të standardizuara dhe instrumenteve tjera matëse. Klinika “Empatia” ofron testime të:
    • Inteligjencës.
    • Memories punuese.
    • Aftësive vetërregulluese.
    • Funksioneve ekzekutive 
    • Vëmendjes 
    • Gjuhës dhe të folurit

Vlerësimi

Proces i grumbullimit dhe intergimit të të dhënave duke vlerësuar sjelljen, aftësitë, karakteristikat dhe nevojat e personit. Vlerësimi gjithashtu shërben për të konkluduar nëse inteligjenca, funksionet kognitive, emocionale e sociale i përcjell një zhvillim tipik apo atipik/klinik. Të dhënat e vlerësimit mblidhen përmes metodave sikurse intervistat, vëzhgimi, testet e standardizuara e vetë-raportimi.

Psikoterapia

Trajtimi i shëndetit mendor që realizohet përmes bashkëbisedimit me një profesionist dhe ka për synim që të vetëdijësoj personin në lidhje me ndjenjat e tij, mënyrën e të menduarit dhe sjelljen gjithashtu ndihmon klinetin që të përmirësojë raportet intrapersonale, ndërpersonale, të zhvilloj shkathtësitë e zgjedhjes së problemeve dhe në këtë mënyrë të përmirësojë kualitetin e jetës.

Këshillimi

Është proces bashkëveprimi dy palësh që ndihmon klientin të zbuloj mënyrën se si ai mendon, ndihet dhe vepron me qëllim përmirësimin e cilësisë së jetës së tij. Gjithashtu njëri ndër fokuset e këshillimit i adresohet dhe mënyrës së funksionimit personal dhe marrdhënieve ndërpersonale me të tjerët. Këshillimi ndihmon njerzit me probleme fizike, emocionale dhe mentale të përmirësojn sensin e të qenurit mirë dhe të lehtesojn ndjenjat e distresit që mund ta përjetojnë.

Terapia e sjelljes

Ka të bëjë me identifikimin e sjelljes së padëshirueshme (maladaptive) dhe punën mbi ndryshimin e asaj sjelljeje. Kjo formë e terapisë ndërtohet mbi parimin që “sjelljet janë të mësuara” dhe pikërisht nëpërmjet të të mësuarit (stimulimit dhe shpërblimit), sjelljet e tilla mund të modifikohen dhe kthehen në sjellje adaptive.

Psikoedukimi

I referohet procesit të informimit, arsimimit, ndërgjegjësimit dhe mbështetjes për personat që kërkojnë ose marrin shërbime të shëndetit mendor. Punë e rëndësishme bëhet dhe në largimin e stigmatizmit mbi problemet e llojit të shëndetit mendor si dhe ndërgjegjësimin mbi këtë temë.

Logopedia (Terapia e gjuhës dhe të folurit)

Ka për qëllim të identifikoj, diagnostikoj dhe trajto të gjitha çrregullimet e gjuhës të folurit, komunikimit, zërit, gëlltitjes si dhe të shkrimit dhe leximit. Logopedi ofron mbështetje terapeutike përmes seancave individuale dhe grupore.

Ergoterapia (Terapia e punës)

Kjo formë e terapisë shfrytëzon aktivitetet e punës në përputhje me moshën dhe nevojat individuale, me qëllim të promovimit të shëndeti, mirëqenies dhe arritjes së funksionimit sa më të pavarur të personave të cilët kanë probleme senzorike, fizike dhe kognitive.

Intervenimi në komunitet

Intervenimi në komunitet i referohet ndërhyrjes në sisteme të ndryshme individuale dhe mjedisore më qëllim të promovimit të mirëqenies dhe funksionimit të shëndetshëm.

Shërbimet mobile

Ofrimi i shërbimeve jashtë klinikës “Empatia” ku terapistët ofrojnë mbajtjen e seancave në shtëpi, kopshte apo institucione të tjera sipas nevojës.