Skip to content

Rreth Nesh

Rreth Klinikës

Historia jonë

Shërbimet në kuadër të klinikës “Empatia” i ofrojnë mbi 20 psikologë, psikiatër, logopedë dhe profesionistë të tjerë të shëndetit, që kanë një karrierë të dëshmuar apo të ardhme premtuese. Qasjet e reja terapeutike të përcjella edhe me hulumtimin e aplikuar në terapi janë model unik i intervenimit. Trajnimi i vazhdueshëm profesional për rritjen dhe zhvillimin e stafit dhe shkëmbimi i përvojave janë një tjetër vlerë e shtuar, që kulmojnë me supervizionin profesional të ekspertëve vendor dhe ndërkombëtar. Në një ambient të dizajnuar me kujdes, që përcjell ngrohtësi, garanton konfidencialitet të plotë dhe mundëson zhvillimin e empatisë, ofron të gjitha shërbimet.

Play Video

Klinika “Empatia” është institucion shëndetësor i themeluar në vitin 2019 nga Dr. Fitim Uka. Misioni i klinikës është vendosja e standardeve të arta profesionale në intervenimin multidisciplinar. Fillimisht klinika ka filluar punën me një staf të vogël mirëpo shumë shpejt familjes së Empatisë i’u bashkuan profesiontë dhe ekspertë të fushave të ndryshme shëndetësore. Shërbimet në kuadër të klinikës “Empatia” i ofrojnë mbi 20 psikologë, psikiatër, logopedë dhe profesionistë të tjerë të shëndetit, që kanë një karrierë të dëshmuar apo të ardhme premtuese.

 Qasjet e reja terapeutike të përcjella edhe me hulumtimin e aplikuar në terapi janë model unik i intervenimit. Trajnimi i vazhdueshëm profesional për rritjen dhe zhvillimin e stafit dhe shkëmbimi i përvojave janë një tjetër vlerë e shtuar, që kulmojnë me supervizionin profesional të ekspertëve vendor dhe ndërkombëtar. Në një ambient të dizajnuar me kujdes, që përcjell ngrohtësi, garanton konfidencialitet të plotë dhe mundëson zhvillimin e empatisë, ofron të gjitha shërbimet.

Ekipi ynë

Terapistët tanë

Stafi i klinikës “Empatia” përbëhët nga një ekip profesionistësh të cilët janë të kualifikuar dhe të motivuar për të ju ofruar klientëve shërbime sa më cilësore dhe profesionale.

Terapistët tanë në Prishtinë

Terapistët tanë në Prizren

Terapistët tanë në Mitrovicë

Merrni një konsultë

telefononi: +383 49 132 415 -Prishtinë ose
+383 45 132 415- Prizren

FAQ

Pyetje të Shpeshta

Psikoterapia është trajtimi i shëndetit mendor që realizohet përmes bashkëbisedës me një profesionist dhe ka për synim që të vetëdijësojë personin në lidhje me ndjenjat e tij, mënyrën e të menduarit dhe sjelljen gjithashtu ndihmon klinetin që të përmirësojë raportet interpersonale, intrapersonale, të zhvillojë shkathtësitë e zgjedhjes së problemeve dhe në këtë mënyrë të përmirësojë kualitetin e jetës.

Logopedi ka për qëllim të identifikojë, diagnostikojë dhe trajtojë të gjitha çrregullimët e gjuhës të folurit, komunikimit, zërit, gëlltitjes si dhe të shkrimit dhe leximit. Logopedi ofron mbështetje terapeutike përmes seancave individuale dhe grupore

Seanca parashihet të zgjat deri 45 minuta. Çmimi varet nga lloji dhe kohëzgjatja e shërbimit. Për të kuptuar për cmimin ju duhet të telefononi në 049132415.

Terminin në klinikën Empatia mund ta caktoni nëpërmjet numrit të telefonit 049132415 në Prishtinë ose 045132415 në Prizren.

Teodor Muzaka, Mati 1, Blloku C, Hyrja B, Nr. 04 (2,23 km) 10000 Prishtinë, Kosovë 

William Walker, Hyrja 3, Nr. 02, 20000 Prizren, Kosovë  

Klinika Empatia

Për përgjigjje të shpejtë

Përshëndetje i/e nderuar, Nëse dëshironi të caktoni termin ju mund të kontaktoni direk duke shtypur butonin më poshtë

Powered by WpChatPlugins