Skip to content

Tiba Bajmaku

Psikologe

Tiba Bajmaku ka vijuar studimet bachelor në Departamentin e Psikologjisë, ndërsa ato master në fushën e Psikologjisë Klinike në Universitetin e Tiranës dhe në fushën e Psikologjisë Shkollore dhe Këshillim në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”. Tani është në studimet e doktoratës në Universitetin Bursa Uludağ në Turqi. Që nga viti 2018 ka marrë pjesë aktive në punë vullnetare si psikologe dhe hulumtuese në projekte të ndryshme në Universitetin e Prishtinës. Gjatë pandemisë Covid-19 ka punuar si psikologe në linjën e këshillimit dhe gjatë tërmetit në Shqipëri ka ofruar ndihmë psikologjike. Gjithashtu ajo ka punuar si udhëheqëse dhe supervizor në Grupet e Përkrahjes për studentët e Departamentit të Psikologjisë të Universitetit të Prishtinës. Tiba ka ndjekur trajnime të shumta profesionale dhe është certifikuar në fusha të ndryshme, si në Psikoterapi Pozitive për adoleshentë dhe të rritur, Këshillim psikologjik online, Menaxhimi dhe trajtimi i stresit, ankthit dhe depresionit tek fëmijët, adoleshentët dhe të rriturit, si dhe së fundmi në Psikoterapinë e Kohezionit të Brendshëm.

Tiba i bashkohet stafit të Klinikës “Empatia” si psikologe me adoleshentë dhe të rritur, si dhe terapiste e sjelljes për fëmijë.