Skip to content

Arta Musliu

Psikologe klinike

Arta Musliu ka përfunduar studimet themelore në fushën e Psikologjisë në Universitetin Shtetëror të Tetovës, si dhe studimet Master në drejtimin “Psikologji Shkollore’’ në të njëjtin universitet. Në vitin 2014 ka punuar si psikologe dhe punëtore sociale në qendrën për këshillim dhe trajtim të varësisë ‘’Labyrinth’’ ku ka ofruar këshillime individuale, grupore dhe familjare për përdoruesit e drogave dhe familjet e tyre. Arta ka qenë pjesë e një projekt hulumtimi për personat e prekur me virusin HIV-AIDS, organizuar nga IKSHP-ja, në kuadër të projektit të Komunës së Prizrenit ka ofruar ndihmë psikologjike gjatë pandemisë Covid-19, ndërkaq nga viti 2020 ajo punon si psikologe e shkollës. Krahas angazhimit profesional ajo ka marrë pjesë në shumë projekte, trajnime profesionale dhe konferenca shkencore. Së fundmi është duke e ndjekur trajnimin për Trauma Terapi.

Në klinikën ‘’Empatia’’ krahas punës si terapiste e sjelljes me fëmijë, Arta do të ofroj shërbime të Psikoterapisë për adoleshentë dhe të rritur.