Skip to content

Sibel Vezaj Pirana

Psikologe klinike

Sibel Vezaj Pirana ka përfunduar studimet bazike në fushën e Psikologjisë në Ankara University në Turqi, ndërkaq studimet master në universitetin e Prishtinës në drejtimin “Psikologji shkollore dhe këshillim”, ndërkaq vazhdon studimet e Doktoratës në Uludağ University në Turqi. Vezaj-Pirana ka udhëhequr projekte të ndryshme në fushën e psikologjisë, si ajo e “Linjës për Këshillim Psikologjik përgjatë pandemisë” dhe të “Shërbimeve psikologjike për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri” të realizuara në Komunën e Prizrenit. Vezaj-Pirana është ofruese e licencuar e shërbimeve sociale dhe familjare, me përvojë disavjeçare në këtë fushë. Përveç vlerësimit psikologjik, ajo ofron shërbime të këshillimit për zhvillimin në fëmijërinë e hershme; shërbime psikologjike për të rinj dhe adoleshent, si dhe këshillim familjar dhe martesor. Ajo është e trajnuar në fusha të ndryshme të shëndetit mendor si: orientimi në karrierë, trajtimi i depresionit, edukimi special për fëmijë me nevoja të veçanta, këshillimi i fëmijëve dhe adoleshentëve delikuent etj.

Sibel i bashkohet ekipës multidisciplinare si psikoterapiste për adoleshentë dhe të rritur, si dhe terapiste e sjelljes për fëmijë.