Skip to content

Kaltrina Skoro Murtezaj

Psikologe klinike

Kaltrina Skoro Murtezaj ka përfunduar studimet themelore në fushën e Psikologjisë në Universitetin Shtetëror të Tetovës, si dhe studimet Master në drejtimet ‘’Psikologji shkollore’’ dhe ‘’Psikologji klinike’’në po të njejtin universitet. Është e licensuar si Psikologe klinike nga Ministria e Shëndetësisë dhe që nga viti 2013 punon si psikologe klinike në qendrën për këshillim dhe trajtim të varësisë ‘’Labyrinth’’ ku ofron këshillime psikologjike individuale, grupore dhe familjare për përdoruesit e drogave dhe familjet e tyre. Gjatë viteve 2015-2018 ka qenë ligjëruese në Kolegjin Fama në Departamentin e Psikologjisë, kurse nga viti 2020 punon si psikologe e shkollës. Gjatë kohës së studimeve dhe angazhimit profesional ajo ka marrë pjesë në shumë projekte, trajnime profesionale dhe konferenca, ku dhe ka publikuar artikuj shkencorë. Së fundmi është duke e ndjekur trajnimin për Trauma Terapi.

Në klinikën ‘’Empatia’’ krahas punës si terapiste e sjelljes me fëmijë, Kaltrina do të ofroj shërbime psikologjike për adoleshentë dhe të rritur.