Skip to content

Arta Oseku Osmani

Psikologe

Arta Oseku Osmani ka përfunduar studimet themelore në fushën e Psikologjisë duke vazhduar më pas në studimet Mastër në drejtimin Psikologji Organizative dhe Sociale në Kolegjin “AAB”. Nga viti 2010 deri në vitin 2021 ka punuar në Qendrën për Strehimin e Grave dhe Femijëve në Prizren. Është e licencuar nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale për shërbime sociale dhe familjare në nivelin profesional, nga Shoqata Botërore për Psikoterapi Pozitive (WAPP) është e çertifikuar me titullin Konsultente Bazike për Psikoterapi Pozitive. Veç kësaj, ka punuar me projektet të ndryshme edhe në kuadër të Kolegjit AAB, dhe organizatës Nevo Koncepti. Krahas angazhimit profesional ajo ka marrë pjesë në shumë trajnime dhe projekte të ndërlidhura me profesionin ku edhe këto trajnime dhe angazhime kanë ndikuar në zhvillimin profesional të saj.

Arta, i bashkohet ekipit multidiciplinarë për të ofruar shërbime psikologjike dhe këshlliuese për adoleshent dhe të rritur.