Terapistët tanë në Prishtinë
Ekipi ynë
Terapistët tanë
Stafi i klinikës “Empatia” përbëhët nga një ekip profesionistësh të cilët janë të kualifikuar dhe të motivuar për të ju ofruar klientëve shërbime sa më cilësore dhe profesionale.
Dr. Fitim Uka
Psikolog klinik
Themelues dhe psikolog klinik në Klinikën “Empatia”. Fitim Uka është doktor shkence i psikologjisë në Universitetin e Freiburgut dhe postdoktorant i Universitetit të Illinois në Chicago të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
BSc. Fjolla Rexha
Logopede
Fjolla Rexha ka përfunduar studimet Becholor në shkenca Shëdetësore Terpaeutike me Specializim Logopedi. Në mënyrë që ti ofroj mbështetje ushtrimit të rolit të Logopedës ajo ka zgjedhur që për nivelin e studimeve master të vazhdojë psikologjinë organizative dhe sociale.
Albina Statovci
Logopede
Albina Statovci ka përfunduar studimet Bachelor në Shkenca Shëndetësore Terapeutike, me specializim në Logopedi.
Albina është zv. udhëheqëse në klinikën “Empatia” dhe gjithashtu ofron shërbime të gjuhës dhe të folurit.
Vanesa Sopjani
Psikologe
Vanesa Sopjani ka përfunduar studimet bachelor në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, në Departamentin e Psikologjisë.
Aktualisht ajo është e angazhuar si udhëheqëse administrative dhe asistente e procesit të vlerësimit.
Ma. Adela Bajrami
Psikologe/ terapiste e sjelljes
Adela Bajrami ka përfunduar studimet Bachelor në vitin 2018 në fushën e Psikologjisë. Ndërsa studimet Master i ka përfunduar në vitin 2021 në Psikologji Shkollore dhe Këshillim në Universitetin e Prishtinës.
Ma. Lira Baliu
Terapiste e sjelljes
Lira Baliu ka përfunduar studimet Bachelor në fushën e psikologjisë në Universitetin e Prishtinës, si dhe studimet Master në drejtimin “Psikologji Organizative dhe Sociale” në kolegjin AAB në Prishtinë.
Në klinikën Empatia Lira ofron terapi të sjelljes, asiston në seancat vlerësuese me fëmijë dhe terapi këshillimi me adoleshentë .
Rineta Maliqi
Psikologe
Rineta Maliqi ka përfunduar studimet bachelor në Universitetin e Padovës në Psikologji Kognitve dhe Psikobiologji, ndërsa tani ndjek studimet master në Psikologji Klinike në Universitetin e New Yorkut në Tiranë. Gjatë periudhës së studimeve në Itali, Rineta ka pasur mundësinë të zhvillojë praktika të ndryshme në fushën e psikologjisë.
Aktualisht ajo është e pjesë e grupit hulumtues dhe gjithashtu terapiste e stimulimit me fëmijë në Klinkën “Empatia”.
Drin Shehu
Logoped
Drin Shehu ka përfunduar studimet Bachelor në Shkenca Shëndetësore Terapeutike, me specializim në Logopedi. Ai është i licensuar edhe nga Ministria e Shëndetësisë për ofrimin e shërbimeve terapeutike për gjuhë dhe të folur.
Fitore Sherifi Kelmendi
Logopede
Fitore Sherifi Kelmendi është logopede dhe terapiste e sjelljes e licencuar, me një formim të thelluar në Shkencat Shëndetësore Terapeutike dhe një diplomë bachelor në Logopedi.
Besnik Peci
Psikolog
Besnik Peci ka përfunduar studimet Bazike në fushën e Psikologjisë dhe Sociologjisë dhe studimet Master në Universitetin e Prishtinës…
Florent Osmani
Psikolog klinik
Florent Osmani ka përfunduar studimet në nivelin bazike në fushën e Psikologjisë në universitetin e Prishtinës si dhe ato të nivelit Master poashtu në Universitetin e Prishtinës në drejtimin “Psikologji shkollore dhe këshillim”.
Përgjatë karrierës profesionale angazhimi i tij ka qenë i fokusuar në fusha të ndërlidhura me hulumtimin, psiko-terapinë , dhe këshillimin psikologjik.
Doruntina Murturi
Psikologe Klinike
Doruntina Murturi Ka përfunduar studimet themelore në Psikologji pranë Universitetit të Prishtinës, vazhduar me ato master në Psikologji Shkollore dhe Këshillim, në po të njëjtin universitet. Aktualisht, ajo ndjek studimet e doktoratës në Universitetin e Shkupit, Ss. Cyril and Methodius, në fushën e Psikologjisë së Edukimit, dhe është e angazhuar në sferën e edukimit qytetar në Kuvendin e Kosovës.
Altina Limani
Logopede
Altina Limani ka përfunduar studimet Bachelor në vitin 2021 në Shkencat Shëndetësore Terapeutike, në drejtimin Logopedi.
Lum Zharku
Psikolog
Lum Zharku ka përfunduar studimet Bachelor në Psikologji në Universitetin e Prishtinës dhe Master në Psikologji Klinike, Neuroshkencës dhe Shkencave Humane në Universitetin e Pavia, Itali.
Yllka Imeri
Logopede
Yllka Imeri është një Logopede e përkushtuar, e diplomuar në Shkencat Shëndëtësore. Terapeutike me specializim Logopedi.
Erza Ibrahimi
Psikologe Klinike
Erza Ibrahimi Psikologe Klinike e licensuar nga Ministria e Shëndetësisë.Ka përfunduar studimet Bachelor në fushën e Psikologjisë, ndërsa studimet Master në drejtimin “Psikologji Klinike dhe e Shëndetit” në Universitetin “Eötvös Loránd” në Budapest.
Loretë Tovërlani
Psikologe
Loretë Tovërlani Ka përfunduar studimet bazike në Universitetin e Prishtinës, në Departamentin e Psikologjisë. Gjatë studimeve, ajo është angazhuar në aktivitete të ndryshme vullnetare dhe projekte komunitare, të fokusuara në ndërgjegjësimin për shëndetin mendor, promovimin e mirëqenies emocionale dhe ofrimin e mbështetjes psikosociale për grupe të ndryshme.
Margaritë Bërbatovci
Psikologe Klinike
Margaritë Bërbatovci Psikologe Klinike e licensuar nga Ministria e Shëndetësisë. Ajo ka përfunduar studimet themelore në Psikologji, ndërsa studimet e nivelit Master i ka përfunduar në drejtimin “Psikologji Klinike dhe e Shëndetit” në Universitetin “Eötvös Loránd” në Budapest.
Arian Musliu
Psikolog
Arian Musliu është doktorant në Psikologji: Shkencat e të Mësuarit në Universitetin Ludwig Maximilian të Mynihut (LMU) dhe ligjërues në Fakultetin e Edukimit, Universiteti i Prishtinës. Ai ka përfunduar studimet master në LMU në vitin 2020 dhe është i angazhuar si hulumtues i asociuar në të njëjtin universitet.
Albiona Mustafaj
Logopede
Albiona Mustafaj ka përfunduar studimet Bachelor në Shkenca Shëndetësore Terapeutike me specializim në Logopedi.Rrugëtimi i saj ka filluar me shërbime vullnetarizmi në institucione parashkollore, shkolla publike dhe private, ku ajo ofroi mbështetje për fëmijët që perballeshin me vështirësi në gjuhë dhe komunikim
Arjeta Ahmedi
Psikologe Klinike
Arjeta Ahmedi Studimet bazike i ka përfunduar në Psikologji, ndërsa ato master në Psikologji Klinike dhe Shëndet. Tani është duke vijuar studimet e doktoratës në Psikologji Klinike në kuadër të Universitetit Shën Kirili dhe Metodi në Shkup. Arjeta poashtu ka përfunduar shkollimin për Psikoterapi integrative dhe është kandidate e Geshtalt psikoterapisë në kuadër të Gestalt Institutite Shkup nën supervision të Instituteve/profesorëve ndërkombëtarë
Ajete Haxhiu Demaku
Psikologe
Ajete Haxhiu Demaku ka përfunduar studimet bazike në fushën e Psikologjisë, ndërsa ato master në Psikologji Klinike. Që nga viti 2006 ajo është angazhuar në programe të ndryshme sociale si dhe ka ndjekur trajnime e seminare për grupmosha të ndryshme. Ajo ka ndjekur praktikë profesionale në fushën psikologjisë, përkatësisht këshillimit. Që nga viti 2018, Ajetja është angazhuar në një zyrë për ofrimin e shërbimeve të këshillimit dhe verësimit psikologjik.
Dashamir Bërxulli
Psikolog Klinik
Dr. Dashamir Bërxulli, profesor i asocuar, është klinicist i licensuar, i diplomuar në Departamentin e Psikologjisë klinike dhe psikoterapisë në Universitetin Ludvig Maximilian.Paralelisht me praktikën klinike, ai ka një përvojë të gjatë akademike në mësimdhënie dhe mentorim, me lëndë që fokusohen në shëndetin mendor, psikoterapinë dhe këshillimin psikologjik. Ka bashkëpunuar me një numër institucionesh vendore dhe ndërkombëtare të arsimit të lartë, si dhe ka kontribuar në projekte dhe aktivitete kërkimore në fushën e psikologjisë klinike.
Erestinë Uka
Psikologe
Erestinë Uka është hulumtuese dhe profesioniste e shëndetit mendor me përvojë të gjerë ndërdisiplinore në mjedise klinike dhe akademike, si në nivel kombëtar ashtu edhe ndërkombëtar. Aktualisht, ajo punon në Klinikën Ndërdisiplinare “Empatia” në Prishtinë, ku dizajnon hulumtime mbi ndërhyrjet klinike.
FAQ
Pyetje të Shpeshta
Psikoterapia është trajtimi i shëndetit mendor që realizohet përmes bashkëbisedës me një profesionist dhe ka për synim që të vetëdijësojë personin në lidhje me ndjenjat e tij, mënyrën e të menduarit dhe sjelljen gjithashtu ndihmon klinetin që të përmirësojë raportet interpersonale, intrapersonale, të zhvillojë shkathtësitë e zgjedhjes së problemeve dhe në këtë mënyrë të përmirësojë kualitetin e jetës.
Logopedi ka për qëllim të identifikojë, diagnostikojë dhe trajtojë të gjitha çrregullimët e gjuhës të folurit, komunikimit, zërit, gëlltitjes si dhe të shkrimit dhe leximit. Logopedi ofron mbështetje terapeutike përmes seancave individuale dhe grupore
Seanca parashihet të zgjat deri 45 minuta. Çmimi varet nga lloji dhe kohëzgjatja e shërbimit. Për të kuptuar për cmimin ju duhet të telefononi në 049132415.
Terminin në klinikën Empatia mund ta caktoni nëpërmjet numrit të telefonit 049132415 në Prishtinë ose 045132415 në Prizren.
Teodor Muzaka, Mati 1, Blloku C, Hyrja B, Nr. 04 (2,23 km) 10000 Prishtinë, Kosovë
William Walker, Hyrja 3, Nr. 02, 20000 Prizren, Kosovë