Skip to content

BA.Margaritë Bërbatovci

Psikologe Klinike

Margaritë Bërbatovci Psikologe Klinike e licensuar nga Ministria e Shëndetësisë. Ajo ka përfunduar studimet themelore në Psikologji, ndërsa studimet e nivelit Master i ka përfunduar në drejtimin “Psikologji Klinike dhe e Shëndetit” në Universitetin “Eötvös Loránd” në Budapest. Gjatë viteve të studimit ajo është përfshirë në një sërë trajnimesh profesionale në Kosovë dhe Hungari, të lidhura me fushën klinike. Margarita ka qenë e përfshirë në punë praktike, ku ka realizuar intervista dhe testime psikologjike, dhe është njohur me teknikat e vlerësimit dhe metodat diagnostikuese që përdoren në ambientet klinike me fëmijët dhe të rriturit. Ajo ka praktikuar gjithashtu teknika të integrimit trup-mendje, teknika të relaksimit, ka marrë pjesë në vizita në terren me grupe të cenueshme dhe ka qenë e angazhuar në ndërhyrje për trajtimin e varësive. Aktualisht, Margarita ndjek trajnimin njëvjeçar në “Psikoterapinë e Kohezionit të Brendshëm”.

Në Klinikën “Empatia”, ajo ofron terapi të sjelljes për fëmijë si dhe seanca psikoterapie për të rriturit.

Need Help? Chat with us
Klinika Empatia
Për përgjigjje të shpejtë
Përshëndetje i/e nderuar, Nëse dëshironi të caktoni termin ju mund të kontaktoni direk duke shtypur butonin më poshtë