Skip to content

Ma. Adela Bajrami

Psikologe/ terapiste e sjelljes

Adela Bajrami ka përfunduar studimet Bachelor në vitin 2018 në fushën e Psikologjisë. Ndërsa studimet Master i ka përfunduar në vitin 2021 në Psikologji Shkollore dhe Këshillim në Universitetin e Prishtinës. Gjatë studimeve, ajo ka marrë pjesë në konferenca, trajnime dhe aktivitete të ndryshme. Ka ndjekur praktika profesionale në institucionet shtetërore të psikiatrisë, qendër të shëndetit mendor dhe të mirëqenies sociale. Poashtu, Adela është angazhuar në ofrimin e ndihmës psikologjike online gjatë periudhës së pandemisë Covid-19. Pas studimeve ajo është angazhuar në Klinikën Empatia si praktikante për një periudhë 6 mujore ku ka pasur mundësi të observojë seanca terapeutike dhe të asistojë në vlerësime të fëmijëve.

Në Klinikën “Empatia” Adela është angazhuar si terapiste e sjelljes dhe psikologe me adoleshentë.