Skip to content

Florent Osmani

Psikolog klinik

Florent Osmani ka përfunduar studimet në nivelin bazike në fushën e Psikologjisë në universitetin e Prishtinës si dhe ato të nivelit Master poashtu në Universitetin e Prishtinës në drejtimin “Psikologji shkollore dhe këshillim”.
Përgjatë karrierës profesionale angazhimi i tij ka qenë i fokusuar në fusha të ndërlidhura me hulumtimin, psiko-terapinë , dhe këshillimin psikologjik . Nga viti 2018 ai punon si psikolog në Programin e Fuqizimit të Familjes, në kuadër të SOS Fshatrave të Fëmijëve, ndërsa përvoja e tij e mëhershme e punës përfshin angazhimet në kompanitë për hulumtime si “UBO Consulting”, “Odds of Roller”,  si dhe angazhimin e mëhershëm dhe aktual në organizatën për krijimin e programeve për zhvillimin e potencialit rinor “4-H Kosova” .Poashtu ai ka qenë  angazhuar në periudha të ndryshme në kuadër të hulumtimit: “Regional Research Promotion Programme: From inclusive identities to inclusive societies: Exploring complex social identities in Western Balkans”, studim ky i  bërë nga Universiteti i Freiburgut, dhe ka qenë i angazhuar si vullnetar në shumë iniciativa lokale dhe nacionale. Ai ka përfunduar një seri trajnimesh mbi vetë-rezonancën, trajtimin e ankthit,  krijimin e rezilencës në psiko-terapi dhe trajnime tjera për trauma ekspozimin tek adoleshentët të organizuara nga Qendra Psiko-Sociale për trauma-terapi, Diakonie Kosova. Ndër të tjera ai ka ndjekur sistematikisht trajnime dhe ëebinare tjera të fokosuaura me punën me adoleshentë dhe të rritur për probleme specifike dhe të ndërlidhura me ankthin.

Shërbimet që i ofron: Këshillim dhe vlerësim psikologjik. Psiko-terapi individuale me adoleshentw dhe tw rritur. Këshillim mbi orientimin në karrierë.