Terapistët tanë në Prishtinë
Ekipi ynë
Terapistët tanë
Stafi i klinikës “Empatia” përbëhët nga një ekip profesionistësh të cilët janë të kualifikuar dhe të motivuar për të ju ofruar klientëve shërbime sa më cilësore dhe profesionale.
Dr. Fitim Uka
Psikolog klinik
Themelues dhe psikolog klinik në Klinikën “Empatia”. Fitim Uka është doktor shkence i psikologjisë në Universitetin e Freiburgut dhe postdoktorant i Universitetit të Illinois në Chicago të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
BSc. Fjolla Rexha
Logopede
Fjolla Rexha ka përfunduar studimet Becholor në shkenca Shëdetësore Terpaeutike me Specializim Logopedi. Në mënyrë që ti ofroj mbështetje ushtrimit të rolit të Logopedës ajo ka zgjedhur që për nivelin e studimeve master të vazhdojë psikologjinë organizative dhe sociale.
Albina Statovci
Logopede
Albina Statovci ka përfunduar studimet Bachelor në Shkenca Shëndetësore Terapeutike, me specializim në Logopedi.
Albina është zv. udhëheqëse në klinikën “Empatia” dhe gjithashtu ofron shërbime të gjuhës dhe të folurit.
Vanesa Sopjani
Psikologe
Vanesa Sopjani ka përfunduar studimet bachelor në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, në Departamentin e Psikologjisë.
Aktualisht ajo është e angazhuar si udhëheqëse administrative dhe asistente e procesit të vlerësimit.
Ma. Adela Bajrami
Psikologe/ terapiste e sjelljes
Adela Bajrami ka përfunduar studimet Bachelor në vitin 2018 në fushën e Psikologjisë. Ndërsa studimet Master i ka përfunduar në vitin 2021 në Psikologji Shkollore dhe Këshillim në Universitetin e Prishtinës.
Ma. Lira Baliu
Terapiste e sjelljes
Lira Baliu ka përfunduar studimet Bachelor në fushën e psikologjisë në Universitetin e Prishtinës, si dhe studimet Master në drejtimin “Psikologji Organizative dhe Sociale” në kolegjin AAB në Prishtinë.
Në klinikën Empatia Lira ofron terapi të sjelljes, asiston në seancat vlerësuese me fëmijë dhe terapi këshillimi me adoleshentë .
Psikologe
Rineta Maliqi
Rineta Maliqi ka përfunduar studimet bachelor në Universitetin e Padovës në Psikologji Kognitve dhe Psikobiologji, ndërsa tani ndjek studimet master në Psikologji Klinike në Universitetin e New Yorkut në Tiranë. Gjatë periudhës së studimeve në Itali, Rineta ka pasur mundësinë të zhvillojë praktika të ndryshme në fushën e psikologjisë.
Aktualisht ajo është e pjesë e grupit hulumtues dhe gjithashtu terapiste e stimulimit me fëmijë në Klinkën “Empatia”.
Drin Shehu
Logoped
Drin Shehu ka përfunduar studimet Bachelor në Shkenca Shëndetësore Terapeutike, me specializim në Logopedi. Ai është i licensuar edhe nga Ministria e Shëndetësisë për ofrimin e shërbimeve terapeutike për gjuhë dhe të folur.
Antigona Imeri
Psikologe klinike
Antigona Imeri ka përfunduar studimet Bachelor për Psikologji në Universitetin e Prishtinës. Tani, ajo ndjek studimet master në departamentin e Psikologjisë Shkollore dhe Këshillim. Antigona ka ndjekur trajnime të ndryshme, duke përfshirë trajnime për fëmijët dhe për stimulim të fëmijëve, gjithashtu ka ndjekur trajnime për përpilimin e raporteve profesionale
Besnik Peci
Psikolog
Besnik Peci ka përfunduar studimet Bazike në fushën e Psikologjisë dhe Sociologjisë dhe studimet Master në Universitetin e Prishtinës…
Florent Osmani
Psikolog klinik
Florent Osmani ka përfunduar studimet në nivelin bazike në fushën e Psikologjisë në universitetin e Prishtinës si dhe ato të nivelit Master poashtu në Universitetin e Prishtinës në drejtimin “Psikologji shkollore dhe këshillim”.
Përgjatë karrierës profesionale angazhimi i tij ka qenë i fokusuar në fusha të ndërlidhura me hulumtimin, psiko-terapinë , dhe këshillimin psikologjik.
FAQ
Pyetje të Shpeshta
Psikoterapia është trajtimi i shëndetit mendor që realizohet përmes bashkëbisedës me një profesionist dhe ka për synim që të vetëdijësojë personin në lidhje me ndjenjat e tij, mënyrën e të menduarit dhe sjelljen gjithashtu ndihmon klinetin që të përmirësojë raportet interpersonale, intrapersonale, të zhvillojë shkathtësitë e zgjedhjes së problemeve dhe në këtë mënyrë të përmirësojë kualitetin e jetës.
Logopedi ka për qëllim të identifikojë, diagnostikojë dhe trajtojë të gjitha çrregullimët e gjuhës të folurit, komunikimit, zërit, gëlltitjes si dhe të shkrimit dhe leximit. Logopedi ofron mbështetje terapeutike përmes seancave individuale dhe grupore
Seanca parashihet të zgjat deri 45 minuta. Çmimi varet nga lloji dhe kohëzgjatja e shërbimit. Për të kuptuar për cmimin ju duhet të telefononi në 049132415.
Terminin në klinikën Empatia mund ta caktoni nëpërmjet numrit të telefonit 049132415 në Prishtinë ose 045132415 në Prizren.
Teodor Muzaka, Mati 1, Blloku C, Hyrja B, Nr. 04 (2,23 km) 10000 Prishtinë, Kosovë
William Walker, Hyrja 3, Nr. 02, 20000 Prizren, Kosovë