Valzona Ahmeti
Psikologe
Valzona Ahmeti ka përfunduar studimet bachelor në Psikologji në Universitetin e Prishtinës dhe aktualisht ndjek studimet master në Psikologji Klinike në Kolegjin Heimerer. Ajo gjithashtu është ABA terapiste dhe ka ndjekur një sërë trajnimesh profesionale, përfshirë trajnime për teste të
inteligjencës dhe terapi të sjelljes, me fokus të veçantë në punën me fëmijët.
Valzona ka përfituar gjithashtu përvojë të vlefshme përmes angazhimeve në Klinikën “Empatia,” në Qendrën për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve, në Fondacionin Bonevet dhe shkollën “Afrim dhe Fahriu,” ku ishte e angazhuar në zhvillimin dhe stimulimin e fëmijëve.
Aktualisht, Valzona është pjesë e ekipit të Klinikës “Empatia” si asistente e terapisë së sjelljes.