Trëndëlinë Ymeri
Logopede
Trëndëlinë Ymeri ka përfunduar studimet në shkencat shëndetësore terapeutike me specializim Logopedi, aktualisht është në procesin e licensimit.Gjatë periudhës së studimeve ka qenë e angazhuar në punë praktike, të cilat janë mbështetur në multidisiplinaritet. Ka një vit përvojë si asistente në SHFMU “Osman Mani”, ku ka mbështetur nxënësit në procesin mësimor, po ashtu duke ofruar mbështetje edhe në zhvillimin e komunikimit dhe gjuhës.
Trëndëlinë është licensuar për “Diagnostikimin e çrregullimeve të artikulimit dhe përdorimin e testit të artikulimit”. Gjithashtu e licensuar në diagnostikimin dhe trajtimin e belbëzimt me “Metoda holistike e profesor Kackës në trajtimin e belbëzimit (MHKB)”. Po ashtu ka marrë pjesë në workshop-e të ndryshme, duke përfshirë “Vlerësimi dhe trajtimi i ASD dhe ADHD përmes qasjes eklektike”, “Interpretimi i vizatimeve të fëmijëve, çrregullimi emocional i pasqyruar në vizatime”. Pjesëmarrëse në “Simpoziumin e 13-të Ndërkombëtar të Shkencave Shëndetësore”.
Aktualisht, ajo është e angazhuar në punë praktike me Shoqatën “Autizmi”, duke kontribuar në mbështetje dhe zhvillim të individëve me aftësi të veçanta.