Skip to content

Toska Vuniqi

Logopede

Toska Vuniqi ka përfunduar studimet Bachelor në Shkenca Shëndetësore Terapeutike- Logopedi. Gjatë studimeve ajo ka marrë pjesë në konferenca dhe trajnime të ndryshme. Ka ofruar shërbime vullnetare logopedike në iniciativën për promovimin e punës së logopedit në institucione të arsimit fillor, në kabinetin e parë logopedik në shkollat e Prishtinës. Toska ka ofruar shërbime logopedike edhe në shoqatën Autizmi Flet, si dhe ka qenë e përfshirë si logopede në projektin “Edukimi për të gjithë” nga organizatat “People In Need” dhe “The Ideas Partnership”në tre komuna të Kosovës. Ajo gjithashtu është e angazhuar në Qendren për Hulumtime Psiko-Sociale dhe Mjeksore në Prishtinë tash e tre vite. Aktualisht është e angazhuar në Kopshtin Pathway si logopede institucionale.

Në Klinikën “Empatia”, Toska ofron terapi të gjuhës dhe të folurit.