Skip to content

Teuta Cacaj-Sadiku

Psikologe

Teuta Cacaj-Sadiku ka përfunduar studimet themelore dhe master në degën Psikologji Shkollore dhe Këshilluese, në Universitetin e Prishtinës. Teuta në vitin 2019, ka fituar përvojë profesionale në Qendrën e Burimeve për Mësim dhe Këshillim, “Nënë Tereza” në Prizren dhe gjatë vitit 2022-23 ishte pjesë e qendrës së shëndetit mendor “Alba Mental”, ku përmes platformës online ka shërbyer si psikoterapiste. Ajo për dy vite ka punuar si psikologe konsulente, e cila është marrë me dinamikat dhe sjelljet në grup në kontekstin organizativ të vendit të punës, ndërkaq nga viti 2020 punon si psikologe e shkollës. Teuta ka ndjekur trajnime të shumta profesionale dhe është certifikuar në fusha të ndryshme, si në arsimin gjithëpërfshirës, në bazat e Terapisë Kognitive të Sjelljes (CBT), spektrit të Autizmit, çrregullimet neurozhvillimore, në hartimin e Planit Individual Zhvillimor për fëmijët me nevoja të veçanta si dhe në Metodën Inovative të Psikoterapisë- Metoda ATOS.

Në klinikën “Empatia” krahas punës si terapiste e sjelljes me fëmijë, Teuta do të ofroj shërbime të këshillimit psikologjik për adoleshent dhe të rritur, këshillim familjar dhe orientim në karrierë.

Need Help? Chat with us
Klinika Empatia
Për përgjigjje të shpejtë
Përshëndetje i/e nderuar, Nëse dëshironi të caktoni termin ju mund të kontaktoni direk duke shtypur butonin më poshtë