Skip to content

Rineta Llapashtica

Psikologe

Rineta Llapashtica ka përfunduar studimet bazike në fushën e Psikologjisë së Përgjithshme në Universitetin e Prishtinës ‘Hasan Prishtina’, në të cilin aktualisht po përfundon edhe studimet në nivelin Master, në degën e Psikologjisë Shkollore dhe Këshillimit. Përgjatë studimeve ka qenë pjesë e praktikave të ndryshme në institucionet edukativo-arsimore, ndërkaq për të mbështetur zhvillimin e saj profesional ka ndjekur edhe trajnime profesionale.

Në vitin 2023 ka qenë edhe pjesë e Projektit të Shoqatës ‘Autizmi’ dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit – ‘Trajtimi dhe integrimi i fëmijëve me autizëm në institucionet parashkollore në Kosovë’, ku ka realizuar vlerësimin dhe planet individuale të fëmijëve. Karriera profesionale e Rinetës përfshin 4 vite përvojë pune me fëmijët me ngecje zhvillimore duke filluar me asistim të tyre, ndërsa tash e 3 vite si psikologe dhe terapiste e sjelljes në Shoqatën ‘Autizmi’ në Prishtinë, e tashmë edhe në Klinikën Empatia në Podujevë.

Rineta është e licencuar për ofrimin e shërbimeve sociale dhe familjare në nivel profesional.

Klinika Empatia

Për përgjigjje të shpejtë

Përshëndetje i/e nderuar, Nëse dëshironi të caktoni termin ju mund të kontaktoni direk duke shtypur butonin më poshtë

Powered by WpChatPlugins