Menduhije Curri
Psikologe
Menduhije Curri ka përfunduar studimet Master në “Psikologji Klinike dhe Këshilluese”, në Universitetin e Tetovës, dhe është Konsulente në Psikoterapinë Pozitive dhe Transkulturore. Menduhija ka përvojë pune si Psikologe në qendrën për punë sociale në Han të Elezit. Gjithashtu ajo ka bërë punë praktike në qendrën “Ri-jeta” në Ferizaj, dhe në kopshtin “Ardhmëria” në Han të Elezit, për një kohë të caktuar.
Menduhija ka ndjekur një sërë trajtimesh profesionale dhe workshop, duke përfshirë trajnime për “Psikoterapinë Pozitive Transkulturore në Qendrën Kosovare për Psikoterapi Pozitive”, “Vlerësimi dhe trajtimi i ASD dhe ADHD përmes qasjes eklektike”, “Njihe Veten-Vetëzhvillohu”.
Menduhija i është bashkuar ekipit të Klinkës “Empatia” në Ferizaj si Psikoterapiste dhe Terapiste e Sjelljes.