BA.Loretë Tovërlani
Psikologe
Loretë Tovërlani Ka përfunduar studimet bazike në Universitetin e Prishtinës, në Departamentin e Psikologjisë. Gjatë studimeve, ajo është angazhuar në aktivitete të ndryshme vullnetare dhe projekte komunitare, të fokusuara në ndërgjegjësimin për shëndetin mendor, promovimin e mirëqenies emocionale dhe ofrimin e mbështetjes psikosociale për grupe të ndryshme. Ajo ka marrë pjesë në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare në fushën e psikologjisë dhe shëndetit mendor, ku ka pasur mundësi të ndjekë ligjërata, trajnime dhe diskutime profesionale me ekspertë të fushës, duke zgjeruar njohuritë dhe perspektivën e saj profesionale.
Aktualisht, Loreta është e përfshirë në mënyrë aktive në Klinikën Empatia, ku merr pjesë si observuese në seanca terapeutike me fëmijë dhe asiston në seancat vlerësuese, duke mbështetur administrimin e instrumenteve psikologjike, përpunimin dhe verifikimin e të dhënave. Krahas angazhimit klinik, ajo mban edhe rolin e udhëheqëses administrative, duke kontribuar në organizimin, koordinimin dhe funksionimin e klinikës.