Skip to content

Lirim Berisha

Psikolog
IMG_4599

Studimet bazike i përfundoi në Kolegjin AAB, dhe më pas ato master në Universitetin e Prishtinës, në departamentin filozofik, drejtimi “Psikologji shkollore dhe këshillim”. 

Që nga viti 2018, Lirimi punon si psikolog në Kujdesin Alternativ, në SOS Fshatrat e Fëmijëve të Kosovës, ku bën vlerësimin dhe përcjellë e gjendjen emocionale të fëmijëve nga 0-18 vjeç, mban seanca këshilluese, terapi loje, terapi stimulimi, harton plane intervenimi, programe stimulimi, etj. Ai ka bërë punë praktike dhe vullnetare në organizata të ndryshme përkrah stafit profesional, ka ndjekur trajnime të ndryshme profesionale nga fusha e psikologjisë, si dhe ka marrë pjesë në konferenca dhe simpoziume të ndryshme. Gjithashtu disa herë ka qenë ideator dhe realizator i kampanjave për ngritjen e vetëdijes qytetare për rëndësinë e shëndetit mendor.

Lirimi ka një përvojë mjaft të pasur në punën me fëmijë dhe adoleshentë, në ofrimin e këshillimit për përkrahjen dhe tejkalimin e krizave të adoleshencës, vlerësimin e statusit zhvillimor dhe hartimin e programeve stimuluese krahas nevojave të fëmijëve dhe adoleshentëve. Ai ofron shërbime për fëmijë dhe të rinj nga 3-24 vjeç.