Liridon Halili
Psikolog
Liridon Halili ka mbaruar studimet themelore (BA) në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, në Fakultetin Filozofik – Departamenti i Psikologjisë. Aktualisht është në përfundim të studimeve Master në drejtimin “Psikologji Klinike dhe Këshillim”, në Universitetin Shtetëror të Tetovës. Përtej studimeve formale, Liridoni ka ndjekur trajnime të ndryshme në vlerësim dhe trajtim psikologjik. Për më tepër, Liridoni ka marr pjesë edhe në Start Up-e të ndryshme.
Po ashtu, ka ndjekur edukim të vazhdueshëm në psikoterapi, ku edhe është i çertifikuar si Konsulent Bazik i Psikoterapisë Pozitive Transkulturore. Liridoni është i angazhuar edhe në organizatën “You can do” (OJQ), funksioni i së cilës është edukimi dhe integrimi i personave me aftësi të kufizuara. Së fundmi Liridoni ka punuar edhe si profesor i psikologjisë në Gjimnazin “Kuvendi i Lezhës” në Viti.
Në klinikën “Empatia” në Ferizaj, Liridoni do të ofrojë shërbime psikologjike dhe psikoterapeutike.