Ma. Lira Baliu
Terapiste e sjelljes
Lira Baliu ka përfunduar studimet Bachelor në fushën e psikologjisë në Universitetin e Prishtinës, si dhe studimet Master në drejtimin “Psikologji Organizative dhe Sociale” në kolegjin AAB në Prishtinë.
Gjatë kohës së studimeve ajo ka marrë pjesë në trajnime profesionale dhe konferenca ndërkombëtare me qëllim të praktikimit të fushës së studimit, disa ndër to edhe “Trajtimi i autizmit dhe vështirësive zhvillimore sipas parimit të ABA therapy” dhe Programin e edukimit të vazhdueshëm profesional “Psikoterapia e Kohezionit të Brendshëm”, ku edhe është çertifikuar.
Lira është e angazhuar në Klinikën “Empatia” si terapiste e sjelljes me fëmijë, asiston në vlerësime të fëmijëve, si dhe ofron seanca psikoterapie për adoleshentë dhe të rritur.