Skip to content

Grenita Grazhda

Psikologe klinike

Grenita Grazhda studimet bazike i ka përfunduar në Psikologji në Kolegjin “AAB”, Prishtinë. Aktualisht është në prag të diplomimit në Master të Shëndetit Mendor në Kolegjin “AAB”, Prishtinë. E licencuar për ofrimin e shërbimeve sociale dhe familjare në nivelin profesional nga Ministria e Drejtësisë. Ka përfunduar praktika të shumta në institucione dhe organizata të ndryshme duke përfshirë shërbimet për fëmijë dhe të shëndetit mendor, kështu duke parë nga afër punën dhe vlerësimet praktike. Ka marr pjesë në trajnime profesionale, e certifikuar mbi analizën funksionale dhe terapinë trupore. Pjesëmarrëse aktive në fushën e hulumtimeve ku gjatë pandemisë, Covid-19 ka publikuar një artikull shkencor si autore korrespodente, dhe ka marrë pjesë në konferenca hulumtuese me temat e saj.

 

Përmes studimeve të saj të vazhdueshme dhe angazhimit në shërbimin ndaj komunitetit, synon të vazhdoj të bëj një ndikim të ndjeshëm në fushën e psikologjisë duke qenë edhe pjesë e ekipës “Empatia” në Prizren.

Klinika Empatia

Për përgjigjje të shpejtë

Përshëndetje i/e nderuar, Nëse dëshironi të caktoni termin ju mund të kontaktoni direk duke shtypur butonin më poshtë

Powered by WpChatPlugins