Florentinë Krasniqi
Logopede
Florentinë Krasniqi ka përfunduar studimet në shkencat shëndetsore terapeutike me specializim Logopedi. Ajo ka qenë pjesëmarrëse në trajnime & workshop të ndryshme si “Metoda holistike e Profesor Kaçkës në trajtimin e belbëzimit”, “Vlerësimi dhe trajtimi i ASD dhe ADHD përmes qasjes eklektike”.
Florentina gjithashtu është e licencuar për “Diagnostikimin e çrregullimeve të artikulimit dhe përdorimit të testit të artikulimit”. Florentina ka qenë pjesëmarrëse në “Simpoziumin e 13-të Ndërkombëtar të Shkencave Shëndetësore”. Po ashtu ajo ka mbajtur praktika në: Kopshte, Shkolla fillore, Qendër të Autizmit “QTH”, Kabinetin e Logopedisë. Florentina ka asistuar fëmijë me çrregullime të ndryshme (autizëm, sindromin down, me aftësi të kufizuar intelektuale etj) dhe fëmijët me vështirësi në të nxënë (Disleksi, disgrafi, diskalkuli). Gjithashtu, Florentina gjatë rrugëtimit të saj ka qenë pjesë e praktikës profesionale në Klinikën “Empatia” në Prishtinë.
Tani, Florentina i bashkohet ekipit të Klinikës Empatia në Podujevë si terapiste e gjuhës dhe të folurit.