Skip to content

Dr. Fitim Uka

Psikolog klinik

Dr. Fitim Uka është doktor shkence i psikologjisë në Universitetin e Freiburgut dhe postdoktorant i Universitetit të Illinois në Chicago të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai ka përfunduar studimet master në Universitetin Ludvig Maiximilian të Mynihut, ku edhe vazhdon bashkëpunimin dhe kërkimin shkencor. Dr. Uka ushtron profesionin e psikologut klinik tash e 13 vjet, dhe së fundmi ka krijuar një qasje të re terapeutike: Teoria dhe Psikoterapia e Kohezionit të Brendshëm. Që nga viti 2013, Dr. Uka ka ushtruar detyrën e ligjëruesit në Universitetin e Prishtinës, Departamentin e Psikologjisë, si dhe ka punuar në disa institucione tjera të arsimit të lartë. Fitim Uka është themelues i Qendrës për Hulumtime Psiko-Sociale dhe Mjekësore dhe revistës psikologjike “Psika”. Për më shumë ai numëron dhjetëra publikime dhe prezantime shkencore në konferenca ndërkombëtare.

Fitim Uka drejton klinikën “Empatia” dhe ofron shërbime të psikoterapisë dhe vlerësimit psikologjik.