Ma. Fiona Muhaxheri
Psikologe/ terapiste e sjelljes
Fiona Muhaxheri ka përfunduar studimet Bachelor në Psikologji në Universitetin e Prishtinës dhe studimet Master në Psikologji Shkollore dhe Këshillim në po të njëjtin universitet. Gjatë studimeve ka ndjekur një numër të madh të trajnimeve dhe konferencave. Gjithashtu ka përfunduar praktika të ndryshme sa i përket shërbimeve psikologjike, duke përfshirë kështu punën me fëmijë dhe të rritur. Poashtu, ajo është trajnuar për qasjen psikoterapeutike Teoria dhe Psikoterapia e Kohezionit të Brendshëm. Tash e një vit Fiona është e angazhuar si supervizore në qendrën e thirrjeve Linja e Jetës. Aktualisht është e angazhuar si psikologe në projektin “Evidence Based Mentoring” në kuadër të Qendrës për Hulumtime Psiko-Sociale dhe Mjekësore.
Në Klinikën “Empatia” është e angazhuar si terapiste e sjelljes për fëmijë, dhe këshilluese për adoleshentë dhe të rritur.