Eurona Islami
Logopede
Eurona Islami ka përfunduar studimet Bachelor me specializim në logopedi. Gjatë kohës së studimeve dhe pas diplomimit, Eurona ka qenë aktive edhe si vullnetare dhe ka qenë pjesë e trajnimeve dhe praktikave të ndryshme profesionale.
Ajo ka punuar për 1 vit në Handikos, duke ofruar shërbime logopedike. Gjithashtu, Eurona ka përvojë si asistente mbështetëse në institucione parashkollore, ku ka ofruar shërbime logopedike për fëmijët me çrregullime të gjuhës dhe të folurit.
Në klinikën “Empatia”, Eurona do të ofrojë shërbime të gjuhës dhe të folurit për fëmijë dhe të rritur.