Erolina Morina
Psikologe klinike
Erolina Morina ka përfunduar studimet bazike në fushën e Psikologjisë si dhe studimet Master për Psikologji Klinike pranë Albanian University në Tiranë. Është e licensuar si Psikologe klinike nga Ministria e Shëndetësisë dhe nga Ministria për Punë dhe Mirëqenie Sociale për shërbime sociale dhe familjare. Erolina është angazhuar edhe në Qendrën e Shëndetit Mendor në Prizren si hulumtuese shkencore, në kuadër të projekteve të Komunës së Prizrenit ka ofruar ndihmë psikologjike gjatë tërmetit në Shqipëri dhe gjatë pandemisë Covid-19. Gjatë vitit 2021 ka filluar angazhimin e saj edhe në fushën akademike si mësimdhënëse e Psikologjisë dhe Filozofisë pranë shkollës IMSK. Krahas angazhimit profesional ajo ka marrë pjesë në shumë trajnime profesionale dhe konferenca si dhe është certifikuar në fusha të ndryshme, si në Psikoterapi Pozitive, eksperte gjyqësore në fushën e Psikologjisë nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, së fundmi ajo është duke ndjekur trajnimin për Trauma Terapi.
Në klinikën ‘’Empatia’’ krahas punës si terapiste e sjelljes me fëmijë, Erolina do të ofrojë shërbime të këshillimit psikologjik për adoleshentë dhe të rritur.