Skip to content

Drin Shehu

Logoped

Drin Shehu ka përfunduar studimet Bachelor në Shkenca Shëndetësore Terapeutike, me specializim në Logopedi. Ai është i licensuar edhe nga Ministria e Shëndetësisë për ofrimin e shërbimeve terapeutike për gjuhë dhe të folur. Drini është bashkaksionar, dhe njëkohësisht terapist i gjuhës dhe të folurit, në qendrën Psiko-Sociale “Dritë” në qytetin e Gjilanit. Ai është angazhuar si logoped në institucione të ndryshme ku ka ofruar shërbime të vlerësimit dhe trajtimit të vështirësive gjuhësore. Poashtu, ka qenë pjesë e projekteve në shkolla fillore në qytete të ndryshme të Kosovës, të cilat kanë pasur për qëllim identifikimin dhe rehabilitimin e fëmijëve me vështirësi në të folur.

Drini punon si logoped në Klinika “Empatia” dhe ofron shërbime mobile në Dorik Neuro PT.