MSc. Diellza Gllogu
Psikologe/terapiste e sjelljes
MSc. Diellza Gllogu studimet bazike i ka përfunduar për Psikologji në Universitetin e Prishtinës ndërsa ato Master në drejtimin Psikologji Klinike në Universitetin e Shkencave Sociale në Tiranë. Diellza është e certifikuar në terapinë Brain Working Recursive Therapy BWRT nga instituti i Londrës “The Terence Wats Institute”. Ajo ka shërbyer si terapiste e zhvillimit dhe e sjelljes në programin e autonomisë dhe avancimit profesional “PAAP” në Down Syndrome Kosova. Dielllza ka ndjekur trajnime të ndryshme profesionale, si dhe është e certifikuar për aplikimin e terapisë ABA në trajtimin e çrregullimit të spektrit të autizmit dhe çrregullimeve të tjera zhvillimore.
Në Klinikën “Empatia”, Diellza është koordinatore e Programit për Intervenim të Hershëm, terapiste e sjelljes, si dhe psikologe për adoleshentë dhe të rritur.