Blerta Shurdhani
Psikologe
Blerta Shurdhani ka përfunduar studimet Bachelor në fushën e psikologjisë në ‘’Université de Lausanne’’, ne Zvicër, si dhe studimet Master në drejtimin ‘’Psikologji të fëmijëve dhe adoleshentëve’’ në të njejtin Universitet.
Gjatë studimeve ajo ka marrë pjesë në konferenca dhe trajnime të ndryshme për shëndetin mendor. Gjithashtu ajo ka ndjekur praktikë profesionale një vjeçare në fushën e psikologjisë në Zvicër për vlerësime, psikoterapi dhe terapi të sjelljes/stimulimit për fëmije. Në Kosovë ajo ka ndjekur praktikë profesionale në institucione shtetërore me qëllim që të njihet më shumë rreth funksionit edukativo-social në vend. Aktualisht, ajo është duke ndjekur programin e trajnimit të kohëzionit të brendshëm në ‘’ Institutin e Psikologjisë në Universitetin e Prishtinës’’.
Në Klinikën ‘’Empatia’’, Blerta është e angazhuar si psikologe duke ofruar shërbime te psikoterapisë dhe terapiste e sjelljes/ stimulimi.