Dr. Arvesa Studenica
Psikologe Klinike
Dr. Arvesa Studenica ka përfunduar studimet bazike në fushën e Psikologjisë dhe ato të doktoratës në Psikologji Kognitive në Universitetin e Sheffield-it. Përgjatë studimeve, Arvesa është angazhuar edhe në mësimdhënie që nga viti 2019. Gjithashtu, ajo ka marrë pjesë në projekte të shumta hulumtuese në lidhje me zhvillimit kognitiv të adoleshentëve dhe të rriturve si dhe projekte tjera të lidhura me shendetin mendor në pergjithësi. Aktualisht Arvesa është e angazhuar si profesoreshë në Departamentin e Psikologjisë në Kolegjin AAB në Prishtinë.
Në Klinikën Empatia, krahas punës kërkimore, Arvesa ofron shërbime të psikoterapisë për adoleshentë dhe të rritur.