Antigona Imeri
Psikologe klinike
Antigona Imeri ka përfunduar studimet Bachelor për Psikologji në Universitetin e Prishtinës. Tani, ajo ndjek studimet master në departamentin e Psikologjisë Shkollore dhe Këshillim. Antigona ka ndjekur trajnime të ndryshme, duke përfshirë trajnime për fëmijët dhe për stimulim të fëmijëve, gjithashtu ka ndjekur trajnime për përpilimin e raporteve profesionale. Antigona gjatë studimeve ka mbajtur praktika të ndryshme, ka qenë gjithashtu implementuese e programeve kundër bullizmit në shkollat fillore në Prishtinë dhe ka qenë pjesë e Konferencave Ndërkombëtare Për Shëndetin dhe mirëqeninen e fëmijëve. Ajo ka qenë pjesë e programit të praktikës në klinikës “Empatia” ku ka pasur mundësinë të shoh nga afër seancat stimuluese. Antigona tani është e angazhuar si terapiste e sjelljes në klinikë.