Annea Bryma
Logopede
Annea Bryma ka përfunduar studimet Bachelor në Shkenca Shëndetësore Terapeutike Logopedi, dhe përkushtimi i saj për ndihmën e individëve në sfidat e komunikimit është thelbësor në karrierën e saj. Rrugëtimi i saj ka filluar me shërbime vullnetarizmi në institucione parashkollore dhe shkolla
publike dhe private, ku ajo ofroi mbështetje për fëmijët që përballeshin me vështirësi në gjuhë dhe komunikim.
Gjatë studimeve, Annea u angazhua si asistente mbështetëse, ku ofronte shërbime logopedike dhe asistonte fëmijët me nevoja të veçanta.E motivuar nga dëshira për të bërë ndryshime pozitive, Annea iu bashkua Qendrës Multidisiplinare Heimerer si Logopede, ku ka pasur mundësinë të punojë me një gamë të gjerë klientësh. Ajo ka ofruar shërbime logopedike dhe ka asistuar në procesin e vlerësimit dhe diagnostikimit të çrregullimeve të ndryshme të komunikimit.
Pjesë e punës së saj është edhe krijimi i planeve të trajtimit të personalizuara. Dëshira e saj për të pasur sa më shumë njohuri rreth profesioni të saj e shtyu atë të ndjekë trajnime profesionale, kombëtare dhe ndërkombëtare. Qëllimi i saj është të ndihmojë çdo individ të komunikojë me besim dhe të arrijë cilësinë më të mirë të jetës.
Annea i bashkohet ekipit të klinikës multidisciplinare “Empatia” në pozitën e logopedes e gatshme për të ndarë të gjithë përvojën e saj të vlefshme në ndihmë për fëmijët dhe të tjerët që hasin vështirësi në gjuhë dhe komunikim.