Skip to content

Andrra Gjinali

Logopede

Andrra Gjinali ka përfunduar studimet Bachelor në Shkenca Shëndetësore Terapeutike, Logopedi. Gjatë kohës së studimeve dhe pas diplomimit, Andrra ka qenë aktive edhe si vullnetare. Ajo punoi në kabinetin e parë logopedik në një shkollë fillore në Prishtinë, duke ndihmuar fëmijët me çrregullime gjuhësore. Po ashtu, ajo ka punuar në disa institucione të tjera të shëndetësisë, duke ofruar seanca terapeutike logopedike dhe duke ndihmuar në identifikimin dhe trajtimin e fëmijëve me çrregullimet gjuhësore.
Andrra ka përmbyllur praktikën e saj gjashtë mujore në ordinancën “O.P.L. Logopedia” në Prishtinë. Kjo praktikë i ofroi mundësinë të aplikojë të gjitha metodat dhe instrumentet e nevojshme për diagnostikimin, trajtimin dhe rehabilitimin e personave me çrregullime të artikulimit dhe rrjedhshmërisë së të folurit. Me pasionin dhe njohuritë e saj, ajo arriti të ndihmojë rastet të zhvillojnë aftësitë e tyre gjuhësore dhe të përmirësojnë komunikimin e tyre.

Tani Andrra i bashkohet ekipit multidisciplinar të Klinikës “Empatia” për të ofruar seanca terapeutike të logopedisë.

Klinika Empatia

Për përgjigjje të shpejtë

Përshëndetje i/e nderuar, Nëse dëshironi të caktoni termin ju mund të kontaktoni direk duke shtypur butonin më poshtë

Powered by WpChatPlugins