Agnesa Krasniqi
Logopede
Agnesa Krasniqi është logopede e licencuar e cila ka përfunduar studimet Bachelor në Shkenca Shëndetësore Terapeutike – Logopedi. Agnesa gjithashtu ka përfunduar studimet bachelor për psikologji në Universitetin e Prishtinës. Gjatë studimeve ka marrë pjesë në trajnime, konferenca dhe praktika të ndryshme profesionale. Në fushën klinike ka përfunduar praktikën në repartin e logopedisë në QKUK dhe klasa të bashkangjitura në shkolla fillore në Prishtinë. Pas studimeve ka krijuar përvojë profesionale si logopede dhe asistente e fëmijëve me nevoja të veçanta.
Aktualisht është e angazhuar në klinikën “Empatia” në Prizren si logopede ku ofron shërbime për çrregullime në të folur, gjuhë dhe komunikim.