Elmedina Gashi
Psikologe
Elmedina Gashi ka përfunduar studimet Bachelor në Psikologji në Universitetin e Prishtinës, Departmenti i Psikologjisë. Aktualishte po ndjek studimet Master në Psikologji Klinike dhe Komuniteti në Universitetin e Prishtinës. Gjatë karrierës së saj akademike dhe profesionale, Elmedina ka qenë e angazhuar në një sërë institucionesh dhe projekte të rëndësishme që kanë kontribuar në përvojën dhe ekspertizën e saj në fushën e shëndetit mendor.
Ajo ka ndjekur praktika profesionale në Qendrën e Shëndetit Mendor në Ferizaj. Për më tepër, Elmedina ka kryer praktikën e saj në Klinikën Empatia, ku ka pasur mundësinë të marrë pjesë në seanca terapeutike dhe të bashkëpunojë me profesionistë të fushës.
Një tjetër angazhim i saj ishte si psikologe vullnetare në projektin Talk with Me, ku ofroi ndihmën e parë psikologjike. Elmedina është gjithashtu e certifikuar për pjesëmarrjen në Akademinë e Rinisë të OSBE-së, ku fitoi njohuri të vlefshme në fushën e liderizmit dhe zhvillimit rinor. Për më tepër, ajo është e certifikuar për mbështetjen e fëmijëve me nevoja të veçanta përmes programit In Your Shoes.
Elmedina është e angazhuar në Kliniken “Empatia” në Ferizaj, si terapiste e sjelljes për fëmijë dhe ofron seanca psikoterapie për adoleshentë.