Skip to content

BSc. Mejdan Guraziu

Ergoterapeut

Mejdan Guraziu, BSc në Ergoterapi, me mbi 9 vite përvojë profesionale në punën me fëmijë dhe familje.

Që nga viti 2018, është angazhuar në praktikë klinike duke punuar me një gamë të gjerë diagnozash, përfshirë çrregullimet e spektrit të autizmit (ASD), ADHD, vonesat zhvillimore, çrregullimet e integrimit sensorik, paralizën cerebrale, sindromën Doën dhe vështirësi në komunikim dhe ndërveprim social. Gjatë pandemisë dhe në vazhdim, ka zhvilluar dhe ofruar seanca terapeutike online për fëmijë dhe familje, si brenda ashtu edhe jashtë vendit, duke siguruar vazhdimësi të ndërhyrjes dhe mbështetje
profesionale në distancë.

Fokusi i tij është krijimi i rezultateve të matshme në zhvillimin funksional të fëmijës, përmes ndërhyrjeve të bazuara në evidencë. Në punën e tij aplikon teknika neurozhvillimore të kombinuara me integrimin sensorik, duke adresuar në mënyrë të strukturuar dhe efektive nevojat individuale të çdo fëmije.

Fokusi i tij është në zhvillimin e aftësive motorike, vetë-rregullimin, zhvillimin kognitiv dhe social-emocional, si dhe rritjen e pavarësisë në aktivitetet e përditshme. Ka ekspertizë të avancuar në komunikimin alternativ dhe augmentativ (KAA), duke ndihmuar fëmijët të ndërtojnë forma efektive
komunikimi dhe të rrisin pjesëmarrjen e tyre në jetën e përditshme.
Qasja ime është holistike dhe e individualizuar, e fokusuar në funksionalitet real dhe progres të qëndrueshëm. Kam përvojë të fortë në punë brenda ekipeve multidisiplinare, duke bashkëpunuar me
profesionistë të ndryshëm për të ofruar ndërhyrje të koordinuara dhe me ndikim të lartë. 

Gjithashtu, angazhohet në trajnimin e prindërve dhe profesionistëve, duke kontribuar në rritjen e kapaciteteve në fushën e ergoterapisë dhe KAA.

Klinika Empatia

Për përgjigjje të shpejtë

Përshëndetje i/e nderuar, Nëse dëshironi të caktoni termin ju mund të kontaktoni direk duke shtypur butonin më poshtë

Powered by WpChatPlugins