Erestinë Uka
Psikologe
Erestinë Uka shtë hulumtuese dhe profesioniste e shëndetit mendor me përvojë të gjerë ndërdisiplinore në mjedise klinike dhe akademike, si në nivel kombëtar ashtu edhe ndërkombëtar. Aktualisht, ajo punon në Klinikën Ndërdisiplinare “Empatia” në Prishtinë, ku dizajnon hulumtime mbi ndërhyrjet klinike. Ka qenë e angazhuar me organizata ndërkombëtare si UNICEF dhe Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), duke kontribuar në ofrimin e shërbimeve psikosociale dhe zhvillimin e të rinjve. Përgatitja e saj akademike përfshin dy diploma Master: një në Psikologji dhe Neuroshkencë të Shëndetit Mendor nga King’s College London në Mbretërinë e Bashkuar dhe një tjetër në Terapi të të Folurit nga Universiteti i Mjekësisë në Tiranë. Ajo ka botuar në revista shkencore të njohura dhe është vlerësuar disa herë për arritjet akademike dhe angazhimin publik. Erestina ndërthur ekspertizën kërkimore dhe praktikën klinike, me fokus të veçantë në mbështetjen e grupeve të cenuara dhe promovimin e arsimit gjithëpërfshirës.