Skip to content

DR.Dashamir Bërxulli

Psikolog Klinik

Dr. Dashamir Bërxulli, profesor i asocuar, është klinicist i licensuar, i diplomuar në Departamentin e Psikologjisë klinike dhe psikoterapisë në Universitetin Ludvig Maximilian.

Paralelisht me praktikën klinike, ai ka një përvojë të gjatë akademike në mësimdhënie dhe mentorim, me lëndë që fokusohen në shëndetin mendor, psikoterapinë dhe këshillimin psikologjik. Ka bashkëpunuar me një numër institucionesh vendore dhe ndërkombëtare të arsimit të lartë, si dhe ka kontribuar në projekte dhe aktivitete kërkimore në fushën e psikologjisë klinike.

Për më shumë se dy dekada, Dr. Bërxulli ka qenë një figurë publike dhe mediatike e angazhuar në informimin, sensibilizimin dhe destigmatizimin e çështjeve të shëndetit mendor në shoqërinë tonë, duke ofruar ekspertizë profesionale në media dhe forume publike.

 

Në Klinikën Empatia, Dr. Dashamir Bërxulli ofron shërbime të psikoterapisë për të rritur.

Klinika Empatia

Për përgjigjje të shpejtë

Përshëndetje i/e nderuar, Nëse dëshironi të caktoni termin ju mund të kontaktoni direk duke shtypur butonin më poshtë

Powered by WpChatPlugins