BA.Ajete Haxhiu Demaku
Psikologe
Ajete Haxhiu Demaku ka përfunduar studimet bazike në fushën e Psikologjisë, ndërsa ato master në Psikologji Klinike.
Që nga viti 2006 ajo është angazhuar në programe të ndryshme sociale si dhe ka ndjekur trajnime e seminare për grupmosha të ndryshme. Ajo ka ndjekur praktikë profesionale në fushën psikologjisë, përkatësisht këshillimit. Që nga viti 2018, Ajetja është angazhuar në një zyrë për ofrimin e shërbimeve të këshillimit dhe verësimit psikologjik.
Shërbimet e këshillimit dhe vlerësimit psikologjik, ajo i ka ofruar edhe online, veçanërisht gjatë kohës së pandemisë.
Në Klinikën “Empatia”, Ajetja është e angazhuar si psikologe.