MA.Erza Ibrahimi
Psikologe Klinike
Erza Ibrahimi Psikologe Klinike e licensuar nga Ministria e Shëndetësisë.Ka përfunduar studimet Bachelor në fushën e Psikologjisë, ndërsa studimet Master në drejtimin “Psikologji Klinike dhe e Shëndetit” në Universitetin “Eötvös Loránd” në Budapest. Gjatë kësaj periudhe, ajo ka ndjekur një sërë trajnimesh dhe programesh duke përfshirë vlerësimin dhe testimin psikologjik, workshope, seminare dhe konferenca shkencore. Erza ka ndjekur programe të punës praktike në institucione brenda vendit si dhe në Budapest, ku ka pasur mundësi të realizojë intervista klinike si dhe të njihet me mjete vlerësimi dhe metoda diagnostikuese të përdorura në praktikën klinike. Ajo ka marrë pjesë aktive në praktikimin e teknikave të integrimit trup-mendje, vizita në terren me popullata të cënueshme si dhe programet e ndërhyrjeve në rastet e varësisë. Ka qenë e angazhuar në Shoqatën “Autizmi”, ku ka pasur mundësi të praktikojë terapinë ABA për fëmijë me ASD.
Aktualisht, Erza ndjek trajnimin njëvjeçar të “Psikoterapisë së Kohezionit të Brendshëm”. dhe ofron terapi të sjelljes për fëmijë dhe seanca psikoterapie për adoleshentë dhe të rritur në Klinikën “Empatia”.