PHD.CAND Doruntina Murturi
Psikologe Klinike
Doruntina Murturi Ka përfunduar studimet themelore në Psikologji pranë Universitetit të Prishtinës, vazhduar me ato master në Psikologji Shkollore dhe Këshillim, në po të njëjtin universitet. Aktualisht, ajo ndjek studimet e doktoratës në Universitetin e Shkupit, Ss. Cyril and Methodius, në fushën e Psikologjisë së Edukimit, dhe është e angazhuar në sferën e edukimit qytetar në Kuvendin e Kosovës.
E licensuar për ofrimin e shërbimeve familjare dhe sociale, Dorentina ka ofruar seanca këshillimi për klientelën e Qendrës për Punë Sociale në Prishtinë dhe ka ofruar shërbim supervizimi për stafin e psikologëve dhe punëtorëve social, të po kësaj qendre.
Përgatitja akademike dhe përvoja profesionale e saj, tregojnë se interesi i Dorentinës mbetet këshillimi psikologjik individual dhe grupor, me fokus të vecantë tek adoleshentët dhe të rriturit duke iu ndihmuar atyre që të bëhen versioni më i mirë i vetes, përmes menaxhimit emocional dhe shpërfaqjes së potencialit të brendshëm.