MSc & MPH Valbona Kastrati Ramadani
Psikologe Klinike
Valbona Kastrati Ramadani është psikologe klinike e licencuar nga Ministria e Shëndetësisë, me formim akademik në universitetet ndërkombëtare të njohura të Suedisë, ku ka përfunduar:
• Bachelor në Psikologjinë e përgjithshme (B.Sc) (Linnaeus University, Sweden)
• Master në Psikologji Klinike (M.Sc) (Mid Sweden University)
• Master i Shëndetësisë Publike (MPH) (Mid Sweden University)
• Ndihma e Parë Psikologjike (John Hopkins University, US)
• Terapia Konjitive e Sjelljes (CBT) (UDEMY, US)
• Terapeut i certifikuar i Menopauzës dhe Shëndetit të Gruas (IPHM, UK)
Aktualisht Valbona ndjek masterin e tretë në psikologji në drejtimin E ardhmja dhe mbijetesa globale (Karlstad University). Përveç kësaj, ka kryer studime të avancuara në psikiatri (niveli 1), neuropsikologji (niveli 1), si dhe në kujdesin neurologjik dhe neuropsikiatrik tek fëmijët dhe adoleshentët me aftësi të kufizuara, krahas trajnimeve të shumta profesionale.
Në praktikën klinike, Valbona ndërthur CBT dhe DBT, me fokus në PTSD, sjelljet suicidale dhe promovimin e mirëngrënies. Ajo ndihmon klientët të zhvillojnë aftësi të menaxhojnë emocionet, stresin, ankthin, depresionin, pagjumësinë, çrregullimet e të ushqyerit, zemërimin dhe mendimet intruzive, si dhe të rrisin motivimin dhe vetëbesimin.
Valbona ka përvojë në trajnimin e individëve me traumë nga lufta dhe dhuna seksuale. Gjithashtu, ajo ka përvojë të gjerë në ligjërimin mbi menopauzën, duke trajtuar simptomat në dimensionet biologjike, psikologjike, sociale, relacionale dhe profesionale me ndihmën e CBT-së®, duke kontribuar në përmirësimin e cilësisë së jetës së grave.
Qëllimi i Valbonës është të krijojë një hapësirë të sigurt, të besueshme dhe pa paragjykime, ku çdo individ pavarësisht gjinisë, moshës, identitetit, besimit apo orientimit seksual të ndihet i lirë të eksplorojë mendimet, të adresojë sfidat emocionale dhe të ndërtojmë së bashku rrugën drejt një jete më të balancuar dhe me cilësi më të lartë.