Shkurtë Topanica
Psikoterapeute
Shkurtë Topanica ka përfunduar studimet Master në Shëndet Mendor në kolegjin “AAB” dhe është Konsulente në Psikoterapinë Pozitive dhe Transkulturore.
Ajo ka përvojë pune si psikologe në Organizatën jo Qeveritare “Autizmi Flet”, si dhe ka punuar për disa vite si Asistente e fëmijëve me nevoja të veçanta në shkollën fillore “Dardania” dhe Qendrën Burimore “Përparimi”. Përvoja e saj përfshin gjithashtu punë praktike në klinikën “Empatia”, “Qendrën për Shërbime Humane dhe Zhvillim”, dhe në “Sindrom Down Kosova”. Ajo ka punuar edhe në Ministrinë e Punëve të Jashtme në Divizionin për Komunikim me Publikun. Shkurtë ka ndjekur një sërë trajnimesh profesionale, duke përfshirë trajnime për Psikoterapinë Pozitive Transkulturore në Qendrën Kosovare për Psikoterapinë Pozitive, si dhe trajnime për vlerësimin e fëmijëve me autizëm nga “Autizmi Flet” dhe “Save the Children Kosova”.
Tani ajo i bashkohet ekipit multidisciplinare të klinikës “Empatia” si terapiste e sjelljes.