Skip to content

Mendime Kosumi​

Psikologe

Mendime Kosumi është psikologe me përvojë 9-vjeçare në fushën e psikologjisë. Ajo ka përfunduar studimet bachelor në Psikologji në Universitetin e Prishtinës dhe studimet master në Psikologji Organizative dhe Sociale në Kolegjin AAB. Gjithashtu, Mendimja është e licencuar si praktikante e Programimit Neuro-Linguistik (NLP).

Përvoja profesionale e Mendime Kosumit përfshin punën si terapiste për fëmijët me autizëm dhe me vështirësi të tjera neurozhvillimore, si dhe udhëheqjen e programeve psikoterapeutike dhe vlerësimeve për fëmijë. Ajo ka marrë pjesë aktive në zbatimin e shumë projekteve të dedikuara për fëmijët dhe të rriturit me vështirësi neurozhvillimore. Si trajnere, Mendimja ka ofruar trajnime për nxënësit, profesionistët e shëndetësisë, edukatorë dhe mësimdhënës, psikolog, logoped, ergoterapeut si dhe për prindër/kujdestarë të fëmijëve dhe të rriturve me autizëm dhe me vështërsi të ndryshme neurozhvillimore.
Mendime Kosumi gjithashtu ka mbikëqyrur shërbimet e specializuara terapeutike në Shoqatën AUTIZMI në Prishtinë, të cilat përfshijnë terapinë ABA, logopedinë dhe ergoterapinë, duke ndihmuar qindra klientë me vështirësi neurozhvillimore, përfshirë ata me autizëm. Ajo ka mbikëqyrur gjithashtu një ekip prej rreth 50 profesionistësh ofrues të shërbimeve terapeutike gjatë punës së saj. Që nga viti 2018, Mendimja ka zhvilluar dhe implementuar një program të terapisë mobile, i cili ofron shërbime në shtëpi për fëmijët dhe prindërit/kujdestarët e tyre, duke siguruar mbështetje të personalizuar në mjedisin e tyre të përditshëm.

Në Kliniken Empatia, ofron këto shërbime:
Këshillim psikologjik
Konsulta për prindër dhe fëmijë
Vlerësime të ndryshme
Hartim të planprogrameve individuale terapeutike, si: planprograme individuale për sjellje;
planprograme individuale për kopësht dhe shkollë; planprograme individuale për prindër, dhe
planprograme individuale për zhvillimin e aftësive për jetesë të pavarur për fëmijë dhe të rritur.

Klinika Empatia

Për përgjigjje të shpejtë

Përshëndetje i/e nderuar, Nëse dëshironi të caktoni termin ju mund të kontaktoni direk duke shtypur butonin më poshtë

Powered by WpChatPlugins