Burbuqe Shala
Psikologe
Burbuqe Mikullovci Shala ka përfunduar studimet Master në fushën e Psikologjisë në drejtimin Terapi dhe Këshillim Familjar. Së fundmi, ajo ka përfunduar Kualifikimin për Nivelin e V-të, asistentë për fëmijë/nxënës me nevoja të veçanta arsimore nga Pearson dhe MASHT.
Burbuqja ka qenë aktive në organizata të ndryshme, ku ka punuar edhe si Psikologe Këshilluese për të riatëdhesuarit nga GIZ Dimak si dhe terapiste e sjelljes në Handicap në Mitrovicë.
Burbuqja ka përfunduar trajnime të ndryshme, si “Raportet Psikologjike”; “Programi i stimulit për fëmijë”; “Metodologjia kërkimore dhe aplikimi i statistikës në SPSS” ; “Avokimi dhe Lidershipi”; “Shkathtësi të buta” etj.
Burbuqja i bashkohet ekipit multidisciplinar të Klinikës Empatia për të ofuar seanca si psikologe dhe terapiste e sjelljes.